Berisha takon Atin e Shenjte

12/12/2009 15:35

Kryeministri Sali Berisha u prit sot ne Seline e Shenjte ne Vatikan nga Papa Benedikti i 16.

Pas takimit kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia vazhdon te kete marredhenie shume te mira dhe nje mbeshtetje te madhe nga Vatikani.

Takimin e tij me Papen ne daten 12 dhjetor, ai e ka paralelizuar me pritjen qe i ka bere ne te njejten date Papa Pali i Dyte me 1466, heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“I shpreha Papa Benediktit te 16-te mirenjohjen me te thelle. Kombi shqiptar dhe Vatikani kane nje histori te gjate bashkepunim alence rreth vlerave te medha te njeriut te shoqerise te besimeve”, tha Berisha.

Shefi i qeverise kujton se si ne dhjetor te vitit 1999, te paret qe erdhen per te mbeshtetur opoziten dhe shqiptaret ishin perfaqesuesit e Papa Gjon Palit te Dyte.

“Shqiptaret ne keto 19 vite perjetuan procesin e ringjalljes se vertete, ringjalljes se besimeve te medha. Selia e Shenjte ka kontributin e vet madhor. Te gjitha keto jane momente te medha ne miqesine mes Shqiperise dhe Vatikanit”, u shpreh Berisha.

Kryeministri theksoi se Papa dhe Selia e Shenjte e mbeshtesin procesin e integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe se ndjekin me admirim arritjet e vendit ne kete drejtim.

Top Channel