Skafet, “ngrijne” edhe 3 vjet

11/12/2009 23:25

Moratoriumi i skafeve eshte shtyre edhe tre vjet te tjera nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Berisha tha se, nuk u regjistrua asnje viktime, nga 420 shtetas shqiptar qe humben jeten ne det drejt Italise, perpara vendosjes se ketij moraturiumi.

“Per te parandaluar krimin dhe mafian, ne zgjatim edhe 3 vjet te tjera dhe vazhdimisht sa te jemi ne pushtet kete moratorium. Mjete te vogla dhe te shpejta nuk kane asgje te perbashket me turizimin, por jane mjete qe shfrytezohen nga mafia”, deklaroi kryeministri Berisha.

Ne mbledhjen e qeverise, kryeministri deklaroi se1350 metra katroret toke tek Parkut Rinia, i rikthehen ne pronesi Ministrise se Transporteve dhe Rregullimit te Territorit.
Kryeministri tha se, kjo toke ishte pervetesuar nga Bashkia e Tiranes pa te drejte.

“C’berja e vendimit me te cilin eshte pervetesuar toka publike ne qender te Tiranes eshte jashte cdo lloj kompetence te Keshillit Bashkiak. Eshte pervetesuar me nje shume qesharake toka qe nuk ka qene prone private as e Bashkise se Tiranes, por toke publike, prone shteterore”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu u vendos shperndarja e shperblimeve per 250 te perndjekur politike si dhe u krijua forca speciale prane inspektoratit te policies ndertimore. Kryeministri Berisha tha se nuk do te tolerohet me qe raste si pallati qe ra ne Gjirokaster te marre jete njerezish.

Top Channel