PS-PD, vazhdojne sulmet ne distance

11/12/2009 19:35

Partia Socialiste i kerkoi serisht kryeministrit Sali Berisha te hape kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit, per te mos mbyllur karrieren e tij politike me nje tjeter krim.

Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla theksoi se Berisha do te mbahet mend per ushtrine qe dergoi kunder popullit te vet ne vitin 1997, ngritjen e fabrikes se Gerdecit, shkaterrimit te Durres-Kukes por edhe shume e shume skandaleve te tjera.

“Sali Berisha do te mbahet mend edhe si kryeministri i qeverise se mbertheckave. Prandaj i kujtoj sot ketij individi qe ne respekt te 65 vjeteve qe ka, te mos flase me per fustane apo te brendshme, se nuk i shkojne as per moshen e as per shamine e atllasit qe mban ne xhep”, tha Balla. Sipas Taulant Balles, objektivi i socialisteve eshte i qarte dhe ata nuk do te terhiqen deri ne momentin qe sic tha ai, Shqiperia nuk do te fitoje demokracine e cenuar.

“Shqiptaret nuk kane nevoje te ndoten nga papergjegjshmeria e ketij individi. Nuk kane nevoje te ndoten as partneret europiane qofshin keta edhe te partive popullore evropiane, te cileve ne vend qe Kryeministri i Shqiperise t’u kerkoje mbeshtetje per liberalizimin e vizave per popullin e vet, na turperon te gjitheve me lloj-lloj trillimesh per histori mafiesh. Prandaj i kujtoj sot ketij individi thirrjen e te gjithe shqiptareve: Sali Berisha o hap kutite, ose largohu.

Nderkohe, deputeti demokrat Gerti Bogdani ka sulmuar seline roze. “Edi Rama vazhdon avokatine e tij ndaj mafias me kupolen e se ciles ka ndare 500 mije metra katrore, sheshe ndertimi ne Tirane dhe rrethinat e saj. Me te cilen ka ndare tokat publike te qytetit dhe me te cilen po mban peng PS-ne jashte parlamentit. I tronditur nga beteja ligjore kunder mafies, tani ndersen cakejte e tij per te vazhuar luften pa ngjyra politike te Berishes kunder mafies. Mund t’i bejme te ditur Rames, se ne kete beteje Berisha eshte i vendosur per lufte me tolerance zero ndaj mafies pa asnje dallim politik”, theksoi Bogdani.  

Top Channel