Fletet e 28 qershorit, kriza mban peng asgjesimin

11/12/2009 08:20

Asgjesimi i fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit mbetet peng i krizes politike ne vend, por asgje nuk e pengon Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe te marre nje vendim te tille.

Institucioni i menaxhimit te zgjedhjeve, ne heshtje duket se ka pranuar qe te prese zhvillimet mbi krizen politike, e cila vertitet gjithmone rreth kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit, per te pare se si mund te veproje me tej.

Vendimi i asgjesimit te fleteve te votimit te zgjedhjeve te dates 15 nentor risjell ne vemendje çeshtjen e kutive te 28 qershorit, per te cilat sot, gjashte muaj pas zhvillimit te zgjedhjeve, politika gjendet ne nje ngerç te thelle.

Anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Klement Zguri, tha se nuk ka asnje njoftim per ndonje mbledhje te mundshme ne lidhje me kete çeshtje, pasi, sipas tij, kete te drejte e kane drejtuesit e KQZ-se.

“Nuk kemi marre nje vendim, duke pare edhe situaten, pasi nuk duam ta acarojme me tej. Per kutite e 15 nentorit nuk kishim asnje problem, ndaj vepruam menjehere sipas afatit”, tha ai.

Top Channel