Monarkja britanike mbreteresha Elisabeth II, eshte interesuar personalisht per situaten aktuale ne Kosove, duke premtuar ndihme te vazhdueshme qe qeveria e saj do t’i ofroje ketij shteti.

Interesimi i madherise se saj Elisabeth II eshte shprehur gjate prtitjes qe ajo i rezervoi ambasadorit te pare te Kosoves ne Mbreterine e Bashkuar, Muhamet Hamiti, i cili i dorezoi letrat kredenciale.

Takimi mes tyre ka zgjatur me shume se 20 minuta. “Sot eshte nje dite e madhe per Kosoven dhe marredheniet e saja te shkelqyera me Britanine e Madhe. Une i percolla madherise se saj, mbretereshes Elisabeth II mirenjohjen e presidentit Sejdiu, te qeverise dhe popullit te Kosoves per mbeshtetjen qe vendi i saj na ka dhene ne kthesat historike dhe vendimtare per fatet e popullit dhe shtetit tone, ne lufte dhe ne paqe”, e ka komentuar ambasadori Hamiti dorezimin e letrave kredenciale.

Sipas tij, mbreteresha Elisabeth II shprehu kenaqesine e saj rreth lidhjeve miqesore dhe te shkelqyera mes dy vendeve.

Gjate bisedes me ambasadorin e Kosoves ne Mbreterine e Bashkuar, mbreteresha ka kujtuar se vajza saj, princesha Ann pas kthimit nga Kosova i kishte folur rreth vizites se saj atje.

Ne ceremonine e dorezimit te letrave kredenciale, se bashku me ambasadorin Hamiti sipas protokollit mbreteror kane marre pjese edhe bashkeshortja e tij Vjosa, se bashku me zevendesambasadorin Bejtullah Destani.

Perfaqesuesit e Kosoves ne Britanine e Madhe, sipas tradites monarkiste, jane marre me dy karroca mbreterore nga selia e ambasdes se Kosoves ne Londer duke i cuar ata ne pallatin Bakingham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA