Durres, studentja bie nga kati i peste

08/12/2009 09:20

Mesnaten e djeshme nje studente 21 vjecare nga Bulqiza, ne Universitetin e Durresit, ka rene nga kati i 5-te i nje pallati 8 katesh.

Vajza i ka mbijetuar perplasjes ne toke dhe eshte derguar ne spitalin e qytetit te Durresit, por per shkak te gjendjes teper te rende eshte percjelle per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku dhe po kurohet. Vajza studente e deges menaxhim-turizem, jetonte se bashku me 3 shoqet e saj ne nje aparlament me qera ku ndodhi edhe ngjarja.

Policia po heton mundesine e nje tentative vetevrasje, por edhe nje aksident te mundshem. Dje por edhe sot ne mengjes jane marre ne pyetje shoqet e saj me te cilat jetonte per te kuptuar se cfare ka ndodhur.
 

Top Channel