
Thellohet skandali me regjistrat e gjendjes civile ne Fier.
Mungesa e cregjistrimit te nje shtetaseje qe ka vdekur ne dhjetor te vitit 1946, “do te detyroje” te afermit e saj, t’i kerkojne firmen per te marre pronat e prinderve. Por kjo eshte vetem nje pjese e historise. Gjykata u “ka rekomanduar” pales se interesuar ta deklarojne te zhdukur te afermen e tyre, ndonese ajo ka 63 vjet qe ka vdekur, per te lehtesuar procedurat.
Gjykata e Shkalles se Pare e Rrethit Gjyqesor Fier ka pushuar tri dite me pare nje ceshtje per kalim trashegimie. Ceshtja ka nisur nga familja Gremi, me origjine nga fshati Zharrez, komuna me te njejten emer ne rrethin e Fierit.
Pas leximit te dosjes se ceshtjes, e cila nuk u mor fare ne shqyrtim prej Gjykates se Fierit, del se historia e skandalit nis dhe perfundon pikerisht te regjistrat e gjendjes civile.
Me date 1 mars te vitit 1946, cifti Bajram dhe Razie Gremi, sjellin ne jete nje vajze, te cilen e pagezojne me emrin Resmie. Regjistrimi i pare i popullsise se Shqiperise, nisi ne vitin 1945 dhe pikerisht ne kete periudhe, foshnja Resmie Gremi rezulton e regjistruar nga prinderit. Foshnja nuk pati jete te gjate dhe pas 9 muajsh vdiq.
Ne vitin 1950, u be verifikimi i popullates dhe krahas te dhenave te regjistrave te pare, u shtuan dhe lindjet dhe vdekjet ne vijim. Nga shfletimi i dokumenteve te dosjes se pushuar prej gjykates, ne regjistrat e vitit 1950, Resmie Gremi rezultonte e vdekur, pra e cregjistruar. Rihedhja e te dhenave ne regjistrin e vitit 1974 e ka cilesuar serish Resmien te vdekur dhe keshtu ka vijuar deri ne regjistrat e vitit 1992.
Por per cudi, ne regjistrat qe posedon sot gjendja e civile e Komunes Zharrez, shtetasja Resmie Gremi figuron e gjalle. Eshtrat e saj bashke me te prinderve kane dhjetera vjet qe jane tretur, por emri i saj figuron si e gjalle ne trungun familjare te Gremeve. Edhe ne zyren kryesore te gjendjes civile ne shkalle qarku, Resmie Gremi rezulton e gjalle.
Motra e saj, Dituri Kaja, ka thene per gazeten “Shqip” se: “Ne si motra e vellezer kerkonim te nisnim procedurat per celjen e trashegimise se prinderve. Keta te fundit na kane vdekur prej me shume se 25 vjetesh. Gjate plotesimit te dosjes se dokumenteve na kerkuan edhe certifikata te viteve te meparshme me qellim zbardhjen e te gjithe trungut familjar.
Marrja e certifikatave, vit pas viti, na nxori motren e vdekur sikur te ishte gjalle. Me te gjithe dosjen e kompletuar i drejtohemi gjykates, por kjo e fundit e pushoi ceshtjen, per shkak se duhet marre edhe firma e saj per te nisur nje ceshtje trashegimie ne gjykate”.
Sipas gjykates, fillimisht Resmie Gremi duhet deklaruar si e zhdukur, duhet bere publikimi i zhdukjes ne gazeten zyrtare e me pas te nise procesi gjyqesor per celjen e trashegimise. Po ligjerisht gjykata eshte shprehur se ceshtja zgjidhet edhe me sigurimin e firmes se Resmie Gremit. Por kjo eshte akoma me e pamundur. Rrugezgjidhja e ofruar nga organet e drejtesise, ka shtangur te afermit, shtate motrat dhe vellezerit qe ne konsensus me njeri-tjetrin kishin vendosur te ndanin trashegimin e prinderve.
“Kemi degjuar se ka mosmarreveshje mes vellazerise se gjalle per ndarjen e pronave, por ne kemi konflikte me ‘te gjallet’ e pashpallur si te vdekur”, deklaron tere indinjate Dituri Kaja, e cila thote se skandalin ne fjale do ta vijoje duke e bere publik ne te gjitha shkallet e gjykimit, si dhe te institucioneve shteterore qe deklarojne se jane institucione qe japin drejtesi.
Top Channel