Adriano mund te largohet nga Flamengo

07/12/2009 15:45

Adriano eshte i lumtur per Flamengon, por paralajmeron largimin nga skuadra.

“Nuk mund te genjej, po reflektoj per propozimet qe kam marre nga jashte”, shprehet ai.

Ish-futbollisti i Interit pranon se ne janar mund te largohet nga skuadra kuqezi e Rios.

“Ajo qe ka rendesi eshte gezimi im, kjo vjen para se gjithash. Per largimin do te vendos me familjaret e mi”, u shpreh Adriano.

Ne Rio festa per titullin e gjashte te Flamengos vazhdoi deri ne agim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta