Berisha: Te bashkohemi ne sheshin “Skenderbej”

06/12/2009 15:20

Ne vigjilje te festes se 8 dhjetorit, kryeministri Sali Berisha ka ftuar te gjithe qytetaret te bashkohen per te festuar diten qe e ndau Shqiperine nga epoka e komunizmit duke e cuar ate drejt Europes.

“Ftoj te gjithe shqiptaret pavaresisht nga bindjet partiake, per te cilet endrra europiane eshte projekti me i bukur, ftoj te gjithe shqiptaret per te cilet familja eshte vlere themelore e kesaj shoqerie te bashkohemi ne sheshin “Skenderbej” per te festuar nje dite nga me te medhate ne historine  kombit tone, per t’u bashkuar me te gjitha kombet e qyteteruara te Europes”, u shpreh kryeministri Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha ne kete 19 vjetor te dites se lirise, shqiptaret e shohin veten anetare te Nato-s, me prane Europes dhe ne prag te liberalizimit te vizave. Por ende ka nje sfide tjeter per qeverine.

“Ne nderojme 8 dhjetorin pasi sebashku gjate ketyre 4 viteve shembem murin e krimit qe ndante Shqiperine me Europen, murin e korrupsionit qe kishte mbyllur dyert e integrimit te Shqiperise ne Europe, dhe vijme me te vendosus se kurre te shembim murin e mafias qe alanca punisto-mafioze perpiqet te lartesoje cdo dite e me shume”, shtoi me tej kryeministri.

Si kryetar i partise qe lindi pas protestave studentore te 8 dhjetorit ‘90, kryeministri Berisha tha se 8 dhjetori do te kremtohet si nje nga festat me te medha dhe miqesore te shqiptareve qe e duan Shqiperine si gjithe Europa.  

“Ne jemi burrat dhe grate qe shemben 19 vjet me pare murin e Berlinit ne Tirane. Ne sot qendrojme ne kursin e historise te shnderrimit te endrrave tona ne realitet. Lokomotiva e integrimit te ketij vendi”, perfundoi Berisha.

Top Channel