TIFF, cilat ishin prurjet e këtij edicioni

04/12/2009 19:00

Prej 27 nentorit, ndertesa e Teatrit Kombetar ne Tirane eshte kthyer ne nje vend ku prodhimet artistike brenda dhe jashte Shqiperise konkurojne mes njeri-tjetrit per nje cmim te rendesishem, ate te Tirana International Film Festival.

Kete vit, ne edicionin e shtate, ky eveniment i rendesishem kinematografik nderkombetar, i vetmi i ketij lloji ne Shqiperi, ka mbledhur regjisore te vjeter e te rinj, ne seksionet e filmave artistike te gjate dhe te filmave te shkurter te kategorive, artistike, dokumentare, te animuar dhe eksperimentale, produksione kinematografike te jashtezakonshem nga skena boterore.
Filmat jane shfaqur pergjate gjithe diteve dhe pjesemarresit konkurues ose jo, i kane ndjekur permes ekranit. Njeri  prej tyre eshte filmi “Ilirjana”  i Ernest Metollit.

Regjisoret e rinj e konsiderojne kete produksion nga me te miret e shfaqur ne kete festival. Filmi ben fjale per historine e nje artisti nga Kosova qe quhet Migjen, i cili pas humbjes se gruas dhe djalit te tij ne lufte, fluturon me mbesen e tij per ne Holande. Edhe pse Migjeni kerkon te filloje nje jete te re, ai perballet me te shkuaren. Ndjesia qe e pushton per te braktisur mbesen e con ne kufijte e cmendurise. Migjenit i duhet te luftoje me ekzistencen.

Ish-studentja e Akademise se Arteve, Joana Sinani e cila tashme studion ne Athine, vjen me filmin e pare te saj eksperimental  “Stairway to freedom”, nje film me buxhet minimal, pasi Sinani eshte skenariste, interpretuese dhe regjisore. Pjesemarrja ne Tirana International Film Festival per te eshte shume e rendesishme.  “The last cigarette” eshte nje tjeter film me metrazh te shkurter  konkurues ne Edicionin e 7-te te TIFF.

Regjisori i tij, Gledis Bica thote se ne qender te tij eshte “vdekja e nje dedektivi”. Pervec kesaj, filmi ne fjale eshte edhe nje shans per t`u perballur me publikun. Te dielen e  6 dhjetorit, ne nje mbremje gala pritet te shperndahen edhe cmimet e  ketij aktiviteti nderkombetar sipas ketyre kategorive, Filmi me i mire, Regjisori me i mire, Aktori dhe Aktorja me e mire, cmimi i Medias, i Publikut, ai i Digi-Art dhe cmime te tjera.

Shume prej filmave te TIFF-it jane prezantuar nga regjisoret, aktoret apo producentet, pjese e tij kane qene edhe programe speciale, mes tyre nje tribut per legjenden e kinemase shqiptare, kineastin Viktor Gjika. Ne kete menyre, TIFF duket se ka realizuar me shume sesa thjeshte projektimin e imazheve levizese ne ekran.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA