Korce, shqetesim per çmimin e energjise

03/12/2009 20:45

Bizneset e vogla ne Korce kane dale kunder rritjes se cmimit te energjise elektrike. Sipas tyre, rritja me 44% e cmimit te energjise do te jete e paperballueshme.

Perfaqesues te organizatave te biznesit te vogel ne Korce thone se do te nisin protestat kunder shtrenjtimit te energjise.

“Rritja e cmimit te energjise per ne si qytetare dhe biznese eshte e papranueshme, pasi do te kete pasoja ne jeten tone. Rritja e energjise do te rrise cmimet, koston e bizneseve tona dhe do te sjelle nje kolaps”, ka deklaruar Albert Nasto, kryetar i shoqates se biznesit te vogel.

Kerkesa per mos rritjen e cmimit te energjise eshte nxitur edhe nga veshtiresite e medha qe po kalon biznesi i vogel.

Top Channel