Skadon afati per kutite

02/12/2009 15:05

Ne daljen e tij para mediave deputeti Namik Dokle beri nje permbedhje te zhvillimeve politike te 10 diteve te fundit.

Keto perkonin me afatin e reflektimit qe Partia Socialiste i kishte lene kryeministrit Berisha ne lidhje me hapjen e kutive. Sipas zotit Dokle, kryeministri dha nje pergjigje te coroditur.

“Ne i themi Kryeministrit dhe mazhorances se tij qe per sa kohe ka mundesi reflektimi dhe arsyetimi, te mbylle poligonin enverist te luftes kunder opozites. Gjuha e çoroditur dhe agresive as nuk e tremb dhe as nuk e shkurajon opoziten! Perkundrazi, i rrit edhe me shume pergjegjesine per fatet e vendit; i forcon vendosmerine  per te vazhduar qendresen dhe protestat bashke dhe ne krye te gjithe atyre shqiptareve, ketu dhe ne emigracion, te majte apo te djathte; per te cilet liria e votes eshte baza e çdo lirie; e drejta e votes eshte çelesi i integrimit real ne shoqerine e hapur dhe demokratike! Pa transparence nuk ka zgjidhje, por zgjedhje!” tha Dokle.

Ndonese jashte parlamentit, deputetet socialiste kane mbetur aktive ne daljet e tyre publike, ku denoncojme, sipas tyre, mosarritjet e qeverise.

“Liberalizimi i vizave nuk eshte e nuk mund te jete me nje merite e qeverise qe e la Shqiperine te fundit, por nje vullnet i BE-se per t’u dhene edhe shqiptareve lirine e munguar te levizjes, pavaresisht papergjegjshmerise se qeverise per te permbushur ne kohe kriteret. Sali Berisha nuk e justifikon dot vonesen e tmerrshme ne kete proces me hapjen e pritshme te kufijve, ashtu sikunder nuk e mbyll dot debatin per kutite duke perhapur kudo genjeshtrat e tij per opoziten”, u shpreh deputeti Ditmir Bushati.

Top Channel