Berisha: Zgjedhjet i njohu PS

30/11/2009 17:50

Sulmin ndaj kryetarit socialist Edi Rama, kryeministri Berisha e ka vijuar edhe gjate nje takimi me anetaret e Partise Demokratike te qarkut te Lezhes.

Gjate fjales ne kete konference, kryeministri iu drejtua direkt liderit te opozites. “Me vjen aty dhe cirret si halabak para dritares se kryeministrise dhe kujton se me impresionon? Thote tani se rrethuam keshtjellen, por ta provoje njehere. Ti je lakuriq dhe s’ke rroba”, ka deklaruar Berisha.

Zgjedhjet, tha kryeministri, ishin me te mirat dhe eshte fat qe keto zgjedhje jane pranuar edhe nga opozita dhe gjithe komisioneret e saj ne keto zgjedhje.

“Keto jane zgjedhjet e para qe firmosen nga opozita e vendit, jane zgjedhje te bekuara. Njohja e tyre na nderon. Ai kurre le te mos i njohe. Ai nuk e njeh per shkak te mentalitetit te familjes politike qe i perket”, ka theksuar Berisha.

Ne te njejten dite kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhej ne Malesine e Madhe ku ka vijuar serine e akuzave ndaj Rames.
“I themi Rames se je mbrapsht, krejt mbrapsht. Ai s’ka menduar kurre per qytetarin sepse ai s’ka menduar kurre per familjen e tij. S’ka menduar kurre per grate, sepse s’ka menduar kurre per nenen e tij”, ka pohuar Topalli.

Para anetareve te Partise Demokratike, Topalli tha se PS eshte nje pasuri e vendit sepse ka 600 mije votues, por Edi Rama po e shkaterron me egon e tij.

Ajo akuzoi se lideri i opozites si kryetar i bashkise ka perfituar 300 milione euro. “Sot Edi Rama eshte shume i deshperuar dhe nuk pranon rezultatin, ndaj i them Edi Rames se je mbrapsht dhe po e nxjerr Partine Socialiste jashte sistemit”, ka shtuar Topalli.

Top Channel