Lonçareviç: Dyshoj, per mua ishte nje ndeshje e çuditshme

27/11/2009 10:55

UEFA ka publikuar ne faqen e saj zyrtare ne internet listen me shtate ndeshjet ne Kupat e Europes, te cilat jane nen hetim nga organi me i larte i futbollit ne “Kontinentin e Vjeter”, per trukim te mundshem.

Behet fjale per gjashte takime te edicionit 2009 te eliminatoreve te Europa League dhe nje ndeshje te eliminatoreve te Champions League, e cila i referohet sfides mes skuadres norvegjeze Stabaek dhe asaj shqiptare Tirana, e cila ne ate kohe drejtohej nga Ilia Lonçareviç.

Keto dy ekipe jane perballur me njera-tjetren ne Turin II te eliminatoreve, ku ne takimin e pare ne luajtur ne “Qemal Stafa”, bardheblute munden te zhvillojne nje loje te mire, por ne fund barazuan 1-1. Ndersa ne ndeshjen e kthimit, me 21 korrik ne Norvegji, vendasit mund te merrnin nje fitore 4-0. Ne ate kohe, menjehere pas humbjes, trajneri Ilija Lonçareviç do te shprehej:

“”Per sa i perket ndeshjes se kthimit, skuadra ime nuk ka qene si ne takimin e pare ketu ne Tirane, ku ne zhvilluam nje loje shume te mire dhe gjate gjithe sfides kemi arritur qe ta veme ne veshtiresi kundershtarin. Ne Norvegji kemi pasur mungesa, siç e kam theksuar edhe me pare, ndaj kjo ka qene arsyeja kryesore qe ne nuk kemi mundur qe te merrnim nje rezultat pozitiv. Jo vetem kaq, por te humbja ka ndikuar edhe fusha me bar sintetik. Defekti yne kryesor ishte mosshfaqja e agresivitetit ne fushen e lojes e lojtareve qe une aktivizova ne ‘Telenor Arena‘”, tha kroati Lonçareviç me 29 korrik 2009.

Por tashme eshte pikerisht ky takim i dyshuar nga UEFA dhe jo vetem. Edhe vete ish-trajneri kroat i Tiranes, Lonçareviç, rrefen tani per mediat kroate, se ka mbetur i befasuar nga ajo humbje, megjithate eshte munduar ta justifikoje humbjen me faktin se ishte nje skuader e re dhe se ekipe te tilla kane gjithnje probleme ne transferte.

“Dyshime per trukim? Beh, ne fillimin kam thene se ishte e çuditshme, mbi te gjitha pas ndeshjes se pare, te cilen ne luajtem si te barabarte me kundershtarin. Sigurisht qe nuk mund ta mohoj, ajo humbje e thelle ishte nje surprize per mua, ku skuadra ime luajti shume, shume keq”, nenvizoi ish-trajneri i bardhebluve per gazetat kroate. Ish-trajneri i njohur, i cili ka drejtuar Dinamon e Zagrebit dhe shume ekipe te tjera ne Kroaci, por edhe kombetaren e Libise, u tregua i kujdesshem me pas, duke mos preferuar te diskutoje rreth çeshtjeve, te cilat ende nuk jane argumentuar, si supozimet se lojtaret e tij mund te jene paguar nga dikush per te fiksuar rezultatin e ndeshjes.

“Por me duhet te them se ajo ishte nje skuader e re, e ndertuar ne nje kohe te shkurter dhe kishin nevoje per me shume kohe per te mesuar te luanin se bashku, sqaron me pas 64-vjeçari, qe drejtoi Tiranen. Mendoje kjo ishte nje arsye. Por pastaj duhet te kuptojme edhe psikologjine e ekipeve te tilla, te cilat edhe pse luajne mire ne fushen e tyre, kane shume problem te tregojne veten ne fushat kundershtare”.

Tashme gjithçka eshte bere publike, dyshimet per nje loje te pandershme ne kete ndeshje jane shtuar seriozisht. Vete ish-trajneri kroat i bardhebluve eshte pyetur nga mediat kroate, nese ka pasur apo jo kontakte me drejtuesit e klubit shqiptar, pas lajmit se ky takim eshte nen hetim, ai pergjigjet: “Deri tani ata nuk me kane kontaktuar, por une vete kam bere disa telefonata per te mesuar se çfare po ndodh”, ka nenvizuar Lonçareviç, i cili shton ne mbyllje: “eshte shume e veshtire te thuash se si funksionojne trukimet”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta