Rossi, Rubin Kazan, oferte te majme per italianin

26/11/2009 15:50

Rubin Kazan ka fituar per te dytin vit rresht ne Rusi dhe ka bere nje paraqitje te shkelqyer ne Champions League, pavaresisht grupit te veshtire.

Por skuadra tatare kerkon qe te kthehet ne nje pike referimi per futbollin e vendeve te lindjes. Kete e verteton me oferten maramendese ne drejtim te sulmuesit te Villareal dhe kombetares se Italise, Giuseppe Rossi, duke ofruar plot 20 milione euro dhe 4 milione ne sezon per lojtarin.

Pergjigja e skuadres ka qene e menjehershme, duke refuzuar oferten, madje te njejten gje ka bere edhe Rossi. Kontrata e sulmuesit me “Nendetesen e verdhe” skadon ne vitin 2013 dhe ai ka pohuar se deshiron te vazhdoje te luaje ne Spanje.

Rubin mund te humbase ne merkaton e janarit sulmuesin Dominguez dhe kjo ka bere qe presidenti i klubit te mendoje zevendesimin e tij te menjehershem. Pervec Rossi-t, nje tjeter objektiv eshte edhe talenti i Ajax-it, Luis Suarez.

Top Channel