Moratti: Inter nuk zbriti ne fushe

26/11/2009 15:00

Eshte pak te thuash se Massimo Moratti u zhgenjye nga ndeshja ne “Camp Nou”. Presidenti zikalter nuk arrin ta kaperdije deshtimin katalanas dhe figuren e keqe qe shpalosi Interi i tij ndaj djemve te Guardiola-s.

“Skuadra nuk zbriti ne fushe dhe per kete duhet te shqetesohemi. Te marten ne kishim nje organike me superiore por gjithesesi humbja nuk i erreson fitoret. Nuk kam asnje problem me Mourinho-n. Ai ka besim te plote nga une”, thekson Moratti.

Me tej ai shpreh keqardhjen per paraqitjen ne fushe dhe shton se ishte nje nga ndeshjet me te keqija te Interit. “Shkova ne dhomat e zhveshjes per te diskutuar me lojtaret. Nuk ishte momenti per te ngritur zerin”, shton padroni zikalter.

Ne fund te intervistes, ai ben thirrje qe skuadra te mendoje per ndeshjet e radhes me Fiorentinen dhe Rubin Kazan. “Te dyja keto ndeshje jane shume te rendesishme. Ajo me Rubin do jete vendimtare”, perfundon Moratti.

Top Channel