
Pas ndeshjes se Liges se Kampioneve ndaj francezeve te Bordo, trajneri i Juventusit ka mbetur i zhgenjyer prej skuadres se tij si dhe ka uruar kundershtaret per fitoren.
“Synonim ta mbyllnim kapitullin e kualifikimit ne kete ndeshje, por me lojen e zhvilluar nuk e merituam”, eshte shprehur trajneri bardhezi, Ciro Ferrara.
Humbja 2 me 0 ndaj Bordo dhe fitorja eBajern ndaj izraeliteve te Makabi Haifas me rezultatin 1 me 0, ka rihapur garen per vendin e dyte ne grupin A, i cili mesa duket do te percaktohet ne daten 8 dhjetor ne sfiden e Torinos, ku do te perballen direkt me njera tjetren, Juventus dhe Bajern per te percaktuar edhe rruget e tyre ne kompeticionet europiane.
Fituesi vazhdon endrren “Champions” humbesi kalon ne Europa Lige, nderkohe qe bardhezinjeve vec avantazhit fushe do t’u mjaftonte edhe nje barazim per te vazhduar ne 1/8 e Liges se kampioneve.
Top Channel