
Presidenti i Tiranes, Refik Halili i kontaktuar ne telefon nga Top Channel ia ka faturar Federates Shqiptare te Futbollit perfshirjen e klubit bardheblu ne hetimin e UEFA-s.
Sipas tij, drejtuesit e FSHF-se, ne kerkim te fshehjes se se pazareve te veta, ka futur ne kete loje te piste, klubin me te famshem te futbollit shqiptar.
Ndryshe nga Tirana, presidenti i Vllaznise, ekipi tjeter shqiptar ne listen e zeze te UEFA-s, Valter Fushaj ka pohuar ne telefon per Top Channel se bashke me skuadren jane te qete moralisht, pasi ne asnje moment nuk eshte perfshire ne pazare te tilla te pista.
Presidenti i Vllaznise Fushaj ka deklaruar ne fund se do te jene te hapur per kete hetim te UEFA-s.
Federata Shqiptare e Futbollit eshte vene ne dijeni te merkuren ne mesdite per hetimin me te fundit te UEFA-s per trukimin e ndeshjeve, ku mes 7 skuadrave te identifikuara bejne pjese edhe dy klube shqiptare, Tirana dhe Vllaznia.
“FSHF do te jete pjese e te gjitha iniciativave te FIFA-s dhe UEFA-s per ruajtjen e pastertise se futbollit. Asnje federate nuk eshte e interesuar qe ekipet e saj te hetohen. Nuk na vjen aspak mire qe dy klubet me te vjetra te kampionatit shqiptar te hetohen. Se dyti ne presim perfundimin e hetimit. Urojme dhe shpresojme qe hetimi t’i nxjerre te paimplikuara ekipet shqiptare, por nese nga hetimi do te dalin rezultate te tjera, atehere ne do te veoprojme ne kuader te rregullave te UEFA-s dhe FIFA-s. Cdo lloj informacioni qe ata e kerkojne dhe ne e posedojme do t’ua japim patjeter, kjo eshte e detyrueshme”, shprehet sekretari i pergjithshem i FSHF-se, Eduard Prodani.
Top Channel