Trukimet e ndeshjeve, UEFA heton Tiranen e Vllaznine

25/11/2009 17:20

Klubet shqiptare dyshohen tashme zyrtarisht nga UEFA per shitje ndeshjesh. KF Tirana dhe KS Vllaznia jane dy klubet shqiptare qe sebashku me disa skuadra Letoneze, Sllovene dhe Hungareze jane identifikuar nga investigimi i UEFA-s mes 40 ndeshjeve te dyshuara.

Sipas faqes zyrtare te UEFA-s, takimi urgjent i thirrur per kete ceshtje konkludoi se keto klube dyshohen per shitje ndeshjesh ne Ligen e Kampioneve dhe Kupen Europa Lige te luajtura mes 16 korrikut dhe 6 gushtit te ketij viti. Sekretari i pergjithshem i UEFA-s Xhani Infantino e ka cilesuar skandalin e basteve si kanceri i futbollit.

Sipas tij jane identifikuar 7 nga 40 ndeshjet e dyshura deri tani dhe gjithashtu po investigohen tre gjyqtare te UEFA-s.

Ndeshjet e dyshuara te klubeve shqiptare jane raundi i dyte paraeliminator te Liges se Kampioneve Stabaek-Tirana, e cila ka perfunduar me rezultatin 4-0, raundi i dyte i kupes Europa lige Rapid Viena-Vllaznia 5-0 dhe Vllaznia Rapit 0-3.

Top Channel