Mourinho dorezohet: Barca ishte super

25/11/2009 10:55

Ai, me karizmatiku nga te gjithe, me i pamposhturi dhe njeriu i vetem qe nuk pranon kritika, me ne fund ka pranuar se perballja e djeshme Barcelona-Inter nuk ka pasur histori.

Jose Mourinho dorezohet pa kushte perballe supremacise, jo vetem ne rezultat por edhe ne loje nga katalanasit. “Barcelona e meritoi fitoren pasi luajti shume me mire se ne. Ishte nje ndeshje pa histori ne pjesen e pare dhe ata ishin shume te zotet. Ne pjesen e dyte u permiresuam”, shprehet Special One.

Sipas tij, Barca ka nje strukture loje edhe nese i mungon Messi e Ibra. “Tani kemi mundesi te renditemi te dytet ne grup dhe kjo mundesi eshte ne duart tona pasi nese Barcelona humbet ne Kiev, barazimi nuk na mjafton. Por ajo qe me pelqen me shume eshte se Rubini nuk do luaje per nje barazim, prandaj nuk do mbyllet ne mbrojtje”, thekson Mou pas ndeshjes ne “Camp Nou”.

Top Channel