Fiorentina dhe Arsenali jane skuadrat e kualifikuara ne raundin tjeter te Liges se Kampioneve, nderkohe qe Barcelona ka gjunjezuar ne Kamp Nou 2-0 Interin qe vazhdon te mbetet nje skuader e forte vetem ne kampionatin Italian.
Super Barca, pa Messin dhe Ibrahimovic ka dominuar te gjithe supersfiden duke mos i lejuar per asnje moment kampionet e italise te tregohen si te tille.
Ne fillim eshte Pike qe kaloi katalanasit ne avantazh, nderkohe qe Pedro Rodriguez dyfishoi rezultatin qe mbeti i pandryshuar deri ne fund.
Fitorja e Barcelones dhe barazimi mes Rubin Kazan dhe Dinamo Kiev ka rihapur shpresat e te 4 skuadrave te grupit F te shpresojne te kualifikimi.
Fiorentina ka fituar 1-0 me Lionin duke i rimare kesaj te fundit kreun e grupit E me 12 pike. Ky sukses i jep te drejten skuadres se Prandelit te kaloje ne raundin tjeter edhe pse ka edhe nje ndeshje per te perfunduar faza e grupeve.
Ka fituar edhe Liverpuli 1-0 me Debrecenin, por rezultati i Fiorentina-Lion i ka eliminuar ata prej kompeticionit me te rendesishem per klube ne Europe. Ne grupin G, Sevilja ka humbur 1-0 ne Rumani me Urziceni por ka ruajtur vendin e pare, nderkohe qe Shtutgart ka fituar 2-0 ne transferte me Rejnxhers.
Nje tjeter skuader e kualifikuar eshte edhe Arsenali qe ka fituar perpara tifozeve te vet 2-0 ndaj Standart Liezh, ndersa sfida tjeter mes AZ Alkmar dhe Olimpiakos ka perfunduar ne barazim 0-0.
Top Channel