
Hamdi Salihi dhe goli jane te pandashem. Sulmuesi shqiptar vazhdon te shenoje rregullisht ne radhet e Rapidit te Vjenes, pavaresisht minutazhit te paket qe trajneri Pakult i le ne dispozicion.
25-vjecari ka perseritur veten edhe ne derbin e pare ne kryeqytetin austriak, ku Rapidi fitoi 4-1 ne “Hanapi-Stadion” perballe Austrise se Vjenes. Ne kete ndeshje, Salihi u aktivizua si zevendesues i Pehlivan ne minuten e 85-te, por kjo nuk e ka ndaluar qe t’i dhuroje vetes kenaqesine e golit.
Vetem 4 minuta me pas ai pershendeti rrjeten, duke lene edhe gjurmen e tij ne ate qe eshte fitorja me e thelle e Rapidit ne derbi ne keto dy dekada (triumfi i fundit me shifra te thella ishte ai i 10 marsit 1990, me rezultatin 6-3). Vendasit e pane veten ne avantazhin e dy golave vetem pas 17 minutave, me Hofman dhe Jelavic.
Gjithcka u be edhe me e lehte pas kartonit te kuq te lojtarit te Austrise, Bak, ne te 46-en, ndersa nje minute me pas Hofman realizoi edhe golin e trete me penallti. Rrjeta e Hatenberger, qe shkurtoi rezultatin ne 3-1, ishte vetem nje iluzion, perpara se Salihi te vuloste fitoren 4-1. Me golin e djeshem, shkodrani ngjitet ne kuoten e 9 golave ne kete sezon, 2 prej te cileve i ka realizuar ne javet e para, kur luante me Riedin.
Top Channel