Gjermania ne panik nga A/H1N1

17/11/2009 23:05

Shtohet frika edhe ne Gjermani, ku shtate vete kane vdekur keto tre javet e fundit pas vaksinimit ndaj gripit te derrit.

Mes viktimave, thote tabloidi gjerman “Bild”, eshte edhe nje foshnje. Femija vuante nga nje kardiopati e rende kongjenitale e nderroi jete nje dite pas vaksinimit. Suzan Stoker, zedhenesja e institutit “Paul Erlich”, qe merret me prodhimin e kesaj vaksine, u perpoq te siguronte qytetaret se fakti qe ndodh dicka pas injeksionit, nuk do te thote patjeter qe eshte vaksina shkaku i vdekjes.

Tre nga viktimat, po sipas “Bild”, kane gjetur vdekjen nga ataku kardiak, disa ore pas imunizimit. Autoritetet shendetesore atje kembengulin ne sigurine e vaksines e thone se per te pakten dy nga vdekjet ne Gjermani, mund te behet fjale thjesht per koincidenca kohore dhe asnjera nuk eshte provuar te jete shkaktuar prej vaksines.

Per Suzan Stoker, ne cdo rast, momentalisht perfitimet nga vaksina kunder gripit te derrave jane shume me te medha sesa risqet e saj.

Top Channel