Elbasan, bashkia 50 mije euro per “Ruzhdi Bizhuten”

16/11/2009 10:15

Bashkia e Elbasanit ka ndermarre  hapa konkrete per shnderrimin e “Ruzhdi Bizhutes” ne nje impiant te ndricuar.

Stadiumi i qytetit te Elbasanit eshte nje prej gjashte perfituesve te investimeve te Federates Shqiptare te Futbollit, qe synon rritjet e numrit te fushave ne vend, ku ndeshjet mund te zhvillohen me drita.

Bashkia beri te ditur se do te kanalizoje thuajse 50 mije euro per realizimin e ketij projekti, ndersa fondet do te sigurohen nga buxheti i sportit per vitin 2010.

Ende nuk eshte dhene nje afat konkret per fillimin e punimeve, por lajmi me i rendesishem eshte se pas tribunes se re, tashme “Ruzhdi Bizhuta” do te kete edhe prozhektore.

Ky eshte njeri prej impianteve ku zhvillon ndeshjet ekipi Shpresa, por edhe perfaqesueset e tjera te moshave.

Stadiume te tjera ku ne te ardhmen do te luhet me drita jane edhe “Niko Dovana” ne Durres, “Loni Papuciu” ne Fier, “Besa” ne Kavaje, “Flamurtari” ne Vlore dhe “Skenderbeu” ne Korce.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA