Pese procese civile ndaj Delijorgjit

12/11/2009 21:20

Gjykatesi Arben Konstandini ka vendosur qe pese padite civile mes te cilave edhe ajo e familjareve te viktimave te Gerdecit, te rihidhen ne short per t’u gjykuar keshtu te ndara nga gjykates te ndryshem.

Kjo me arsyetimin se padite kane konflikt me njera-tjetren. Avokatet mbrojtes te paleve ishin ne proces, ndersa per shkak se seance u zhvillua ne zyren e gjyqtarit, ishte e pamundur qe gjyqi te ndiqej nga kamerat.

Ne padine kryesore, ate te familjareve te 21 te vrareve ne Gerdec, kerkohet demshperblim financiar prej te pandehurve, shoqeria “Albademil”, Ministria e Mbrojtjes dhe kryeministria.

Nderkohe, padia tjeter ka lidhje me demshperblimin qe kerkojne personat qe mbeten te plagosur. Padia e trete eshte ajo e avokatures se shtetit dhe Keshillit te Ministrave qe kerkon demshperblim nga Mihal Delijorgji per demet financiare qe shkaktoi shperthimi i municioneve.

Dy padite e fundit jane bere nga shtetasi Sabri Kodra, qe ka qene punetor ne fabriken e demontimit dhe nje kompani sigurimesh, ne te cilen “Albademil” ka qene e siguruar.

Me heret keto padi u depozituan edhe ne Gjykaten e Larte, per te qene pjese ne procesin penal qe po zhvillohej ndaj te pandehurve.

Por Gjykata e Larte gjate vendimit qe ndau dosjen penale per te akuzuarit, vecoi edhe padite duke i derguar per gjykim ne gjykaten civile te Tiranes.

Top Channel