
Aventura estoneze e kombetares komplikohet nga i ftohti i madh qe ka pushtuar ish-republiken e Bashkimit Sovjetik.
Kuqezinjte u jane pergjigjur urdhrave te trajnerit Josip Kuzhe per grumbullimin ne kryeqytetin estonez, Talin, ku do te zhvillojne nje ndeshje miqesore me kombetaren vendase te shtunen, me 14 nentor.
Hamdi Salihi ka qene i fundit qe eshte vene ne dispozicion te Kuzhes mediton e djeshme.
Por me te zbarkuar ne token estoneze, kuqezinjte jane perballur me te ftohtin dhe deboren e madhe qe ka pllakosur gjithe vendin prej disa ditesh.
Nje gje e tille eshte konfirmuar nga shefi i zyres se shtypit ne FSHF, Tritan Kokona.
Nje tjeter fakt kurioz ne lidhje me te ftohtin e madh te dimrit qe duket se eshte ulur kembekryq ne Estoni, ka te beje me episodin qe ka lidhje me kombetaren vendase.
Sikurse kane theksuar mediat estoneze, skuadra e drejtuar nga trajneri Tramo Rytli, ka zbritur ne stadiumin “A. Le Coq Arena”, ku do te luhej ndeshja te shtunen, por fusha e blerte ishte e mbuluar e gjitha me debore.
Edhe pse ishte planifikuar zhvillimi i nje seance stervitore, tekniku i kundershtareve tane ka vendosur te ndryshoje planin e tij dhe ka organizuar te gjithe futbollistet e tij ne dispozicion ne pastrimin e debores nga fusha.
Ne rikonstruktimin e fundit te ketij stadiumi jane marre edhe masat per mbrojtjen e tij nga kushtet e veshtira atmosferike gjate dimrit te ftohte estonez, dhe per kete arsye ne te eshte shtruar nje shtrese e veçante, e cila e ruan fushen ne nje gjendje te persosur.
Moti i ashper ka ndikuar edhe ne ndryshimin e plan-programit te kombetares sone.
Sikurse ka bere te ditur vete Kokona, trajneri Josip Kuzhe ka aplikuar dy seanca stervitore te merkuren: Nje paradite rreth ores 09.30 ne fushe te mbuluar, qe ka zgjatur 1 ore.
Ndersa seanca tjeter stervitore pasditen e djeshme ka zgjatur 1.30 minuta. Periudhen ndermjet dy seancave te djeshme stervitore, trajneri kroat e ka shfrytezuar per te takuar lojtaret, me te cilet ka zhvilluar nje bisede, ku ka folur ne lidhje me planet per Shqiperine e se ardhmes.
“E ardhmja juaj ne kombetare varet vetem nga ju, nga ajo qe do te jepni ne fushen e lojes dhe ne seancat stervitore, i ka paralajmeruar trajneri kuqezinjte. Objektivi yne eshte te arrijme ne Europianin 2012, ndaj une kerkoj do te kerkoj maksimumin nga secili prej jush”.
Gjendja e skuadres e mire, nuk ka te demtuar. Vetem Emiliano Vila eshte me grip.
Sot do te zhvillohet vetem nje stervitje pasdite, per shkak te te ftohtit te madh.
Top Channel