Prokuroret kunder “Antimafia”-s

11/11/2009 15:15

Kryetari i shoqates se prokuroreve shqiptare, Pehlivan Malaj ka deklaruar ne nje interviste dhene per Top Channel se ndryshimet ne ligjin ekzistues antimafia, jo vetem qe nuk do te permiresojne punen e organeve kompetente per ta zbatuar kete ligj, por perkundrazi do ta ngaterrojne ate.

Edhe si kreu i kesaj shoqate, ai shprehet kunder ndryshimeve ne ligj.

“Duke patur nje ligj te plote une mendoj se shtesat qe tentohen t’i behen do te krijojne konfuzion ne zbatim e tij”, tha Malaj.

Per piken me debatueshme ate te termit pasuri e pajustifikuar, Prokurori Malaj deklaron se, ka te ngjare qe cdo shtetas qe ka shmangur detyrime tatimore apo doganore dhe ka perfituar shuma te hollash qe nuk i justifikon dot mund te akuzohet sikur i ka fituar ato ne pjesemarrje ne krim te organizuar.

Per disa rregullime ne ligjin antimafia jane shprehur kunder disa dhoma avokatie te rretheve gjyqesore, shoqata e prokuroreve si edhe nje pjese e mire e juristeve me te njohur ne vend.

Top Channel