
Presidenti amerikan, Barak Obama po studion kater skenare te mundshem per te ardhmen e misionit ne Afganistan, por nuk do flase per kete ne mbledhjen e keshillit te luftes qe do te mblidhet diten e sotme.
Sipas CNN, asnje opsion nuk parashikon largimin e menjehershem nga Afganistani, madje nje prej tyre eshte dergimi i 34 mije trupave shtese sipas kerkeses se gjeneraleve ne terren. Sipas nje majori te ushtrise, ne Afganistan mund te nisen 3 brigada me trupa tokesore, nje brigade marine dhe nje 11 mije trupa mbeshtetese.
Keto trupa mund te vendosen ne zonat me te tensionuara qe ndodhen ne kufi me Pakistanin. Brigadat e luftimit mund te perfundojne dislokimin brenda tre muajve nese marrin miratimin e shefit te Shtepise se Bardhe.
Por nga ana tjeter, administrata Obama thekson se nuk eshte marre ende asnje vendim perfundimtar ne lidhje me kete ceshtje. “Variantet e tjera jane mikse me komponente te ngjashem”, shprehet nje zyrtar i Shtepise se Bardhe. Gjate mbledhjes se sotme ne keshillin e luftes, Obama do diskutoje shume ceshtje si bashkepunimi me presidentin afgan Karzai, ndihma qe SHBA duhet t’i jape Afganistanit, etj.
Top Channel