
Ish-kryeministri i arratisur i Tajlandes, Thaksin Shinawatra ka fluturuar per ne kryeqytetin e Kamboxhias, ku do te punoje si keshilltar ekonomik i qeverise.
Ai u denua ne mungese me dy vjet burg nga nje gjykate e Bangkokut per nje ceshtje qe kishte te bente me konflikt interesi.
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen i ofroi Shinawatras vendin e keshilltarit ne prag te nje samiti rajonal qe do te organizohet nga kryeministri tajlandez Abhisit Vejavija.
Qeveria tajlandeze nuk e ka mirepritur dhe ka shprehur indinjimin e saj ndaj emerimit te ri te Shinawatras.
Ai u ul ne aeroportin e kryeqytetit kamboxhian me nje avion privat dhe gjate rruges u shoqerua nga nje varg makinash qe kujdeseshin per sigurine e tij.
Lidhjet mes Kamboxhias dhe Tajlandes fqinje jane tensionuar ne muajt e fundit per shkak te djegies se nje kompleksi tempujsh ne zonen e kufirit.
Top Channel