Ceki, pezullohen ushtaret e simboleve naziste

10/11/2009 12:35

Tre ushtare ceke qe kane sherbyer si pjese e NATO-s ne Afganistan jane pezulluar nga detyra pasi kishin veshur veshje me simbole naziste.

Dy prej tyre thuhet se kishin vendosur ne helmeta simbolet e divizionit SS gjate kohes qe sherbenin ne lindje te Afganistanit.

Ministri cek i Mbrojtjes, Martin Bartak ka deklaruar se sjellja e tyre ishte e papranueshme dhe per kete arsye ata u perjashtuan menjehere.

Edhe komandantet e ketyre ushtareve u pezulluan nga detyra dhe jane vene ne dispozicion te hetuesve, deklarojne burime zyrtare nga Praga.

“Ne ushtri nuk ka vend per persona qe mendojne ne kete menyre”, ka deklaruar ministri Bartak, pas publikimit te lajmit ne disa te perditshme.

Top Channel