Sarkozi dhe Medvedev, Iranit: Durimi po sos
09/11/2009 23:20
Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe ai rus Dmitri Medvedev ne nje takim, ne vigjilje te festimeve te 20 vjetorit te shembjes se Murit te Berlinit, kane gjetur kohe te flasin edhe per ceshtjen e programit berthamor te Iranit.
“Durimi i komunitetit nderkombetar nuk mund te zgjase pambarimisht, ai e ka nje fund qe ne shpresojme mos ta arrijme”, njoftohet ne nje komunikate per shtyp te shperndare nga pallati presidencial francez “Elize”.
Gjithashtu dy lideret si Sarkozi ashtu edhe Medvedev nuk kane perjashtuar edhe ndermarrjen e sanksioneve shtese kundrejt Iranit ne rast se per propozimet e paraqitura nuk kthehet nje pergjigje e shpejte prej Teheranit.
Top Channel