Obama-Netanjahu, takim ne Zyren Ovale

09/11/2009 10:55

Presidenti amerikan, Barak Obama do takohet mbremjen e sotme me kryeministrin izraelit, Benxhamin Netanjahu ne Zyren Ovale te Shtepise se Bardhe.

Lajmin e ben te ditur zyra e shtypit te presidentit. Ky eshte takimi i pare pas deshtimit te planit amerikan per te nisur negociatat e paqes per Lindjen e Mesme. Nderkohe, situata ne terren eshte tensionuar serish, pasi nje rakete e leshuar nga Gaza ka shperthyer naten ne nje fushe prane Sderotit pa shkaktuar viktima apo deme materiale.

Obama dhe Netanjahu do diskutojne per mundesine e rinisjes se dialogut mes palestinezeve dhe izraeliteve qe mund t’i jape jete nje shteti te ri ne Lindjen e Mesme, ate te Palestines.

Top Channel