Iran, hajduteve do t’u pritet dora

09/11/2009 13:55

Duke pare se numri i krimineleve eshte rritur ndjeshem kohet e fundit, policia iraniane ka marre masa per te aplikuar serish ligjin e sharias.

Ky ligj qe aplikohet ne shume vende islamike, parashikon denime te renda, te cilat ne perendim as qe mund te mendohen. Lajmin e beri te ditur zyrtari i larte i policise, Asghar Jafari, sipas te cilit, ai qe kapet duke vjedhur, do t’i pritet dora.

Deklarata per aplikimin e sharias vjen nje dite pas varjes ne litar te kater trafikanteve te droges ne provincen e Kermanit ne jug te vendit. Ne vitin 2009 numri i te ekzekutuarve me varje ka shkuar 247, nje me shume se ne te njejten periudhe te vitit 2008.

Top Channel