El Salvador, uragani Ida shkakton 124 viktima

09/11/2009 10:45

Uragani Ida ka kaluar ne shtetin e El Salvador duke shkaktuar qindra viktima dhe shume deme materiale.

Ne nje interviste, presidenti i vendit, Funes ka deklaruar se behet fjale per nje prej tragjedive me te medha te ndodhura ne El Salvador pasi 124 persona kane humbur jeten. Ida ka prekur nje pjese te vendit, duke kaluar gjithashtu edhe ne Gadishullin e Jukatanit ne Meksike.

Rajoni turistik i Kankunit ka shpetuar per vetem 115 kilometra. Gjate rrugetimit ne drejtim te Gjirit te Meksikes, uragani po e humbet fuqine dhe pritet qe te shuhet menjehere sapo te perplaset me brigjet amerikane ku ndodhen edhe nje pjese e madhe e rafinerive te naftes.

Top Channel