Berlin, 20 vjet nga rrezimi i murit komunist

09/11/2009 09:00

Diten e sotme Berlini i ka te gjitha te drejtat te ndihet qyteti me i vecante ne glob, pasi 20 vjet me pare, shembja e murit simbolizoi bashkimin e nje bote te ndare ne dy kampe.

Berlini dhe gjithe Gjermania po kujtojne me nostalgji nje nga datat me te rendesishme te shekullit XX, pasi pikerisht ne 9 nentor te vitit 2009, gjermanet e Berlinit Lindor rrezuan jo thjesht nje mur por u dhane jete dhe shprese miliona banoreve te Europes se mbytur nga utopia e shtetit komunist.

Ne kryeqytetin gjerman sot do zbresin dhjetra politikane nderkombetare, perfshire ketu presidentin rus Dimitri Medvedev e sekretaren amerikane te Shtetit, Hil¬lary Clinton. Zemra e festimeve do te jete Porta e Brandeburgut, simboli i ndarjes se Europes ne dy pjese per rreth 40 vjet. Dhjetra blloqe betoni ne formen e dominove gjigande te pikturuara nga shume artiste te rinj, do rrezohen ne menyre simbolike gjate oreve te mbremjes.

Shtytjen e pare dominove do t’ua jape ish lideri polak Lech Walesa, ndersa ne fundin e tyre do te ndodhet shefi i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Pas dominose gjigande do zhvillohet nje koncert ne Porten e Brandeburgut dhe me pas mijera fishekzjarre do ndricojne qiellin e Berlinit.

Top Channel