Austri, nje bashkepunetor ne rrembimin e Kampusch?

09/11/2009 11:40

Policia austriake ka zgjeruar rrethin e hetimit dhe te te dyshuarve per rrembimin dhe izolimin e Natascha Kampusch rreth 11 vjet rresht nga Wolfgang Priklopil.

Prokuroria ka nxjerre disa te dhena interesante qe mund ta akuzojne shokun e rrembyesit, Ernest Holzapfel si bashkepunetor ne kete rrembim te bujshem. Gazeta “El Mundo” ka publikuar lajmin dhe shton se Holzapfel pranon se vajza i eshte prezantuar por shtoi se ka menduar se ata ishin te njohur.

Vajza u arratis ne vitin 2006 nga shtepia e Priklopil, i cili me pas vrau veten. Ajo u rrembye ndersa po shkonte ne shkolle dhe u mbajt e burgosur per rreth 11 vjet, pjesen me te madhe te te cileve e ka kaluar ne kantinen e shtepise.

Top Channel