Somali, vrasje tragjike per 33 vjecarin

08/11/2009 12:45

Vrasje shokuese ne Somali ku nje 33 vjecar eshte ekzekutuar me gure nga rreth 300 persona ne nje shesh, pasi ka tradhetuar kuroren.

Ngjarja ndodhi ne qytetin e Merkas ku ne te njejten menyre do ekzekutohet edhe e dashura e tij pasi te kete lindur femijen. Nje perfaqesues i grupit islamik Al Shabab qe ka kontrollin e pjeses me te madhe te vendit tha se i riu e rrefeu fajin para nje gjykate somaleze.

“Ulerinte ndersa gjaku i rridhte nga koka gjate gjuajtjes me gure por pas 7 minutash nuk levizi me”, tha nje prej deshmitareve te ngjarjes per televizionin BBC. Gjae muajit te shkuar dy burra te tjere jane vrare me gure ne te njejtin qytet pasi u shpallen fajtore per spiunazh.

Po keshtu, vitin e shkuar ne qytetin e Kismajos nje 13 vjecare u ekzekutua ne te njejten menyre per nje lidhje te jashtligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA