Dalai Lama vizite ne krahinen qe pretendohet nga Kina

08/11/2009 18:15

Lideri shpirteror tibetian, Dalai Lama vizitoi te dielen nje rajoon ne Indine veriore te cilen Kina e konsideron si territorin e saj dhe jo te Indise.

Sipas zedhenesit te Dalai Lamas mijera njerez e kane pritur ne rajonin e Arunacal Pradeshit nje krahine qe ndodhet mbi 5 mije metra larg nivelit te detit.

Kjo eshte edhe vizita e dyte e Dalai Lamas brenda disa muajsh ne nje territor mbi te cilin Kina pretendon sovranitet pas vizites se veres qe shkoi ne Tajvan.

Pekini e konsideron liderin shpirteror tibetian si nje separatis qe kerkon ndarjen e Tibetit prej Republikes Popullore.

Top Channel