Kabuli hedh poshte akuzat ndaj Karzait
07/11/2009 11:50
Qeveria afgane ka akuzuar sot perfaqesuesin e OKB-se ne Kabul, Kai Eide, se ka shkelur nje seri normash nderkombetare.
Sipas Kabulit zyrtar, Eide e ka kritikuar presidentin Karzai per nivelin e larte te korrupsionit ne vend.
Pak dite me pare Eide i kishte bere nje apel Karzait qe te ndermerrte veprime konkrete ne luften kunder korrupsionit. Ndryshe, ai rrezikonte te humbiste mbeshtetjen e nderkombetareve.
Por, sipas Ministrise se Jashtme afgane Eide nuk ka vepruar si nje autoritet nderkombetar i paanshem.
Diten e djeshme nje apel i ngjashem Karzait iu be nga kryeministri britanik Gordon Brown, i cili theksoi se trupat britanike nuk do te mbrojne qeveritaret e korruptuar.
Top Channel