Ministrat e Finances te G20-es ne fund te takimit qe u zhvillua ne Skoci u zotuan se do te vazhdojne te mbajne masat stimuluese derisa sherimi i ekonomise boterore te jete i sigurt.
Ne deklaraten qe u be publike pas takimit, ministrat e Finances se G20-es thane se sherimi i ekonomise nuk eshte i barabarte dhe se varet nga mbeshtetja. Shqetesimi me i madh mbetet papunesia.
Me heret kryeministri britanik Gordon Brown apeloi per nje kontrate sociale me bankat boterore per t’i bere ato me te pergjegjshme per shoqerine. Ai tha se sektori financiar eshte celesi dhe qeverite nuk kane zgjidhje tjeter vecse te nderhyjne kur ai deshton.
Ai propozoi nje takse mbi transaksionet financiare per te mbrojtur boten nga ndonje krize tjeter. Analistet thane se apeli i Braunit i zuri ne befasi shume nga delegatet. Burime prane delegacioneve amerikane dhe kanadeze sugjeruan se pergjigjja e tyre do te ishte e vaket.
Sekretari amerikan i Thesarit, Tim Gaitner tha se “ekziston nje konsesus i gjere se rritja ekonomike mbetet politika imperative ne te gjitha ekonomite tona”.
Ministrat e Finances premtuan se do te merrnin masa per t’i bere balle edhe ndryshimeve klimaterike.
Top Channel