Presidenti amerikan Barack Obama ka vleresuar heroizmin e ushtareve dhe civileve qe iu kunderpergjigjen autorit te sulmit vdekjeprures ne bazen ushtarake “Fort Hood” ne Teksas.
Ne fjalimin e tij te perjavshem, shefi i Shtepise se Bardhe ka deklaruar se, gjithesesi, te shtenat treguan pjesen me te keqe te natyres njerezore.
Maj Nidal Malik Hasan, nje mysliman i lindur ne Shtetet e Bashkuara, hapi zjarr ne bazen ushtarake te Teksasit duke vrare 13 persona dhe duke plagosur 30 te tjere.
Aktualisht, Hasan, i cili punonte ne baze si mjek psikiater, ndodhet ne gjendje kome, nderkohe qe nga personat e plagosur disa jane ne gjendje te rende.
Qindra njerez u mblodhen te premten mbrema ne stadiumin e bazes “Fort Hood” ku te renet u perkujtuan me ndezjen e qirinjve.
Top Channel