SHBA, taksa tubave te naftes nga Kina

06/11/2009 13:55

Departamenti Amerikan i Tregtise ka vendosur tarifa per shkarkimin e 99 perqind te materialeve tubore qe vijne nga Kina.

Departamenti pretendon se Kina i ka shitur tubat e saj qe sherbejne per transportin e naftes me cmime qe kane qene shume me te uleta se normalja.

Njoftimi ne fjale eshte i fundit pas nje sere diskutimesh mbi tregtine te bera mes Shteteve te Bashkuara dhe Kines, e cila e ka cilesuar nismen si “abuzim me masa proteksioniste”.

Vendimi ne fjale eshte marre 10 dite para vizites qe presidenti Barack Obama do te zhvilloje ne Kine, e para qe kur mori detyren ne krye te Shtepise se Bardhe.

Ne shtator Shtetet e Bashkuara njoftuan se do te vendosin takse doganore ndaj materialeve kineze prej gome per te mbrojtur industrine lokale te Amerikes.

Departamenti i Tregtise ka deklaruar se ka arritur ne perfundimin se prodhuesit eksportues kineze i kane shitur mallrat tubore ne SHBA me cmime qe fillojne nga zero ne 99.14 perqind, shume me pak se vlera normale.

Top Channel