Afganistan, NATO gabon serish ne sulmet ajrore
06/11/2009 23:20
Shtate ushtare dhe pjesetare te forcave te sigurise afgane kane mbetur te vrare ne perendim te vendit si pasoje e nje sulmi fatal ajror te forcave aleate.
Lajmi njoftohet nga polica vendore ku thuhet me tej se bilanci mund te rendohet pasi mjaft te plagosur ndodhen ne gjendje te rende.
Nderkohe qe zyra informative e NATO-s njofton se viktima mund te kete edhe ne radhet e forcave aleate pasi vendodhja e hedhjes gabimisht te bombave nga ajri ishte ne nje zone ku jane angazhuar nje pjese e stafit te Aleances per gjetjen e dy ushtareve amerikane te zhdukur ne kete zone.
Top Channel