Vetedorezohet ne polici Rezart Taci

05/11/2009 16:10

Vetem pak ore pas vendimit te gjykates, biznesmeni Rezart Taci eshte dorezuar rreth ores 16 te se enjtes ne ambjentet e drejtorise se policise se Tiranes.

Ne njoftimin e saj per shtyp policia e kryeqytetit saktesoi se per presidentin e kompanise “Taci Oil”, gjykata e rrethit Tirane ka vendosur ne mungese masen e sigurise te “arrestit me burg” per vepren penale te goditjes per shkak te detyres te kryer ne bashkepunim.

Biznesmeni Taci e ka marre kete vendim te gjykates pasi akuzohet nga prokuroria se ka goditur gazetarin Mero Baze per shkak te detyres, nje krim per te cilin rrezikon nga gjobe deri ne 3 vjet burg.

Ne nje deklarate per shtyp, te shperndare nga vete ai menjehere pas dorezimit ne polici, Taci mohon serish te kete goditur gazetarin, ndonese akuza ndaj tij eshte ngritur pas pyetjes edhe te deshmitareve ne vendngjarje.

“Jam ketu per te theksuar deklaratat e bera disa dite me pare se jam i gatshem te respektoj cdo instance ligjore te drejtesise se shtetit tim dhe ne rastin konkret vendimin e gjykates se Tiranes. Hedh poshte akuzat e ngritura ndaj personit tim nga segmente te caktuara. Qe ne kete moment, sapo rash ne dijeni te vendimit te gjykates vendos veten time perpara drejtesise dhe rasti ne fjale do te trajtohet ne baze te ligjit”, ka deklaruar Taci.

Por avokati i tij mbrojtes Maksim Haxhia e kundershtoi akuzen fill pasi ka dale nga zyrat e policise se Tiranes, duke thene se zyrtarisht nuk eshte njoftuar nga gjykata per vendimin e dhene kundrejt klientit te tij.

“Ne nuk kemi komunikim zyrtar qe eshte dhene ky vendim, sepse nuk jemi thirrur ne gjykate. Por sipas procedures penale do te degjohet edhe ai”, ka pohuar Haxhia.

Avokati Haxhia deklaroi madje se Rezart Taci gjate kohes qe ka qene ne kerkim nga policia e Tiranes nuk ka qene jashte kufijve te Shqiperise, sic edhe perflitej.

Rezart Taci do te qendroje ne izolim ne drejtorine e policise se Tiranes dhe te premten do te njihet zyrtarisht ne gjykate me akuzen e ngritur ndaj tij dhe masen e sigurise.

Top Channel