Iran, arrestohet gazetari i “France Presse”

05/11/2009 10:25

Nje gazetar i agjencise se shtypit “France Presse” eshte arrestuar ne Teheran. Farad Pouladi ishte duke ndjekur manifestimin e organizuar nga qeveria iraniane per pervjetorin e 30-te te marrjes se 52 pengjeve ne ambasaden amerikane ne 1979.

Reporteri eshte ndaluar nga tre agjente te forcave te rendit, dy prej te cileve me uniforme.

Prej Pouladit nuk ka informacione qe prej mengjesit te djeshem.

Autoritetet iraniane i kane ndaluar shtypit te huaj te mbulojne manifestimet prej 22 qershorit, nje dite pas fillimit te protestave per rizgjedhjen e Mahmoud Ahmadinejad.

Top Channel