Kane mbetur plotesisht “tullace” dhe ekspertet nuk arrijne te shpjegojne arsyen. Ato nuk duken se shqetesohen shume, por fakti eshte se nuk dihen ende shkaqet qe kane cuar ne renien e papritur te qimeve te tyre.
Ato jane dy ekzemplare femra te arinjve me syze, nje specie e perhapur kryesisht ne Ameriken e Jugut, dhe jetojne ne kopshtin zoologjik te Lipsias.
Imazhi i tyre i ndryshem nga cfare ishin mesuar te shikonin vizitoret, tashme ka bere xhiron e botes.
Dolores dhe Lolita, te cilat kane vetem disa qime ne zonen e kokes, jane vizituar nga veterinere te ndryshem, por asnje pergjigje.
Drejtuesit e institutit kane kerkuar ndihmen e te gjithe eksperteve ne te gjithe boten per te evidentuar raste te ngjashme me ate te Lipsias.
Top Channel