Topi: Shqiperia e madhe, nje keqinterpretim

03/11/2009 08:25

Presidenti Bamir Topi, ne nje interviste per televizionin hungarez, komenton çeshtjen e Kosoves dhe debatet per ndryshimin e kufijve.

Sipas Presidentit, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia do te jene pjese e familjes europiane dhe çdo keqinterpretim per ndryshim te kufijve vjen si pasoje e moskuptimit.

“Kjo çeshtje vjen si pasoje e maliciozitetit, qe ndonjehere hedhin ne loje qarqet ekstremiste, te cilat kane qene shkaktare te turbullirave ne rajonin ballkanik”, tha Topi.

Duke komentuar debatet e shumta qe kane pasur ne fokus nje bashkim te mundshem te Shqiperise me Kosoven, Presidenti Bamir Topi thote se ato jane vetem keqinterpretime te deklaratave.

Duke komentuar bashkepunimin e ardhshem te Shqiperise me Kosoven e pavarur dhe çeshtjen “Shqiperi e madhe”, Presidenti shtoi se, “une mund t’ju siguroj qe institucionet e Shqiperise deshirojne te shikojne nje shtet kosovar, sikurse thashe ne respekt te parimeve te multietnicitetit, ne respektim te kufijve politike-administrative, duke forcuar keshtu lidhjet e bashkepunimit politik, ekonomik, per nje rajon te qete dhe per nje rajon ku edhe Shqiperia edhe Kosova, edhe Maqedonia e Mali i Zi, te jene pjese e familjes europiane, çka do te thote qe bashkimi i ketyre vendeve do te realizohet ne Bruksel, qe eshte qendra administrative e Europes se bashkuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA