
Ne nje fjalim te rralle perpara te dyja Dhomave te Kongresit amerikan, kancelarja gjermane angela merkel i beri thirrje amerikes tu bashkohet perpjekjeve europiane per te luftuar ngrohjen globale.
Merkel tha gjithashtu se Irani nuk duhet lejuar te prodhoje nje arme berthamore, ndersa ritheksoi angazhimin e vendit te saj ne Afganistan. Angela Merkel eshte e dyta kancelare e gjermanise qe i drejtohet, Kongresit te Shteteve te Bashkuara qe prej 1957-tes, kur te njejten gje beri atehere Konrad Adenauer.
Perpara fjalimit te saj, kancelarja u pershendet nga presidenti amerikan Barak Obama si nje lidere e jashtezakonshme. Gjermania, tha Obama gjate takimit me te ne Zyren Ovale, ka qene nje aleat i yni i fuqishem per nje sere ceshtjesh nderkombetare. Merkel nga ana e saj shprehu mirenjohjen e thelle per rolin e SHBA-se ne ribashkimin e Gjermanise 20 vjet me pare.
Top Channel