Godo-Berishes: Bej kujdes me pronat

03/11/2009 08:10

Çeshtja e pronave vazhdon te ngelet “thembra e Akilit” per qeverine “Berisha”. Kerkesa per t’i dhene sa me shpejt zgjidhje kesaj çeshtje vjen nga nje aleat i ngushte i Partise Demokratike.

Presidenti i nderit te Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo, thote se qeveria duhet te tregohet e kujdesshme me pronat, pasi ne te kundert vendi do te kete probleme me faktorin nderkombetar.

Rasti i Orikumit dhe konflikti ne qender te kryeqytetit per te ndertuar nje lulishte mbi nje prone private, jane komentuar nga republikani Sabri Godo si konflikte qe nuk do te shterin asnjehere ne Shqiperi, derisa qeveria te mos e zgjidhe perfundimisht çeshtjen e prones.

Godo pohon se kjo do te jete e veshtire, ne kushtet kur Kushtetuta e vendit nuk percakton se çfare eshte prona private. Ai e keshillon qeverine te kete kujdes me zgjidhjen e çeshtjes se prones, pasi ne te kundert, vendi do te kete probleme me nderkombetaret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA