Buxhetet vendore, nis beteja e re PD-PS

03/11/2009 08:35

Beteja politike midis pozites dhe opozites pritet te shtrihet edhe ne pushtetin lokal. Hartimi i buxheteve vendore mund te ndeze luften ne keshillat bashkiake, ku shumicen qe prej 28 qershorit e ka aleanca PD-LSI.

Kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar paralajmeroi vendoret qe te negociojne per gjetjen e konsensusit mes paleve.

Sakaq, perfaqesuesit e opozites reaguan menjehere, duke konstatuar se Kryeministri po dhunon hapur decentralizimin e pushtetit vendor.

Keshilltari i Kryeministrit Berisha per pushtetin vendor, Ylli Asllani, per kete çeshtje thote se, “per miratimin e buxhetit ka nje strategji te zhvillimit, e cila do te diskutohet me grupet e biznesit dhe shoqerine civile dhe nuk eshte aspak çeshtje shifrash, sepse do te votohet per te miren e nje komuniteti”.

Duke dhene qendrimin e tij per kete çeshtje, Kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca e re PD-LSI nuk do te perdoret per bllokimin e pushtetit vendor.

Top Channel